‘Blindohet’ Tirana, 1 mijë policë gati, pasi protesta pritet të jetë e madhe

0

Opozita ka thirrur nesër një protestë kombëtare në Tiranë, e planifikuar të nisë që prej orës 16:00.

Ndërkaq, mësohet se policia do të marrë masa të shtuara lidhur me tubimin. Mendohet se rreth 1 mijë efektivë do të jenë në gatishmëri për protestën.

Në gatishmëri pritet të jenë dhe forcat speciale.

Po ashtu, do të ketë kufizim dhe të qarkullimit të mjeteve.

Opozita nga ana tjetër, ka siguruar se protesta do të jetë paqësore, por ka paralajmëruar pjesëmarrje masive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu