Bixhoz me dashurinë/ Shivai përplas me makinë Virin, ja ç’do ndodhë nesër

0

Gjyshja i dhuron Anikës varësen e çmuar të familjes Oberoi. Tia vendos të largohet nga shtëpia Oberoi. Gjyshja i jep Shivait një libër dhe i thotë se ai duhet të jetë forca e familjes që t’i mbajë ata të bashkuar. Vëllezërit Oberoi heqin vizën që ndau familjen. Rudra merr ftesat e dasmës dhe kërkon që në vend të emrit të babait të vendoset emri i Shivait.

Texh i thotë Rudrës se ai mbetet babai i tij. Ai i tregon gjyshes se nuk dinte asgjë për ankandin e shtëpisë. Shivai mendon se Texhin e kanë detyruar të firmosë për të shitur shtëpinë. Ai vendos që ftesat e dasmës së Rudrës të mbajnë emrin e Texhit. Shivai përballet me Virin dhe i kujtohen të gjithë të këqijat. Ai përplas Virin me makinë dhe e dërgon në spital. Vir çohet në këmbë shumë shpejt. Vëllezërit Oberoi bisedojnë çfarë do t’i dhurojnë partnereve për Shën Valentinin. Shivai nuk do t’i dhurojë Anikës asgjë dhe ajo mërzitet. Vir dhe Somia bëjnë plan të shkatërrojnë Shivain. Anika mëson se Vir do takohet me një armik të familjes Oberoi./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu