Shivai përpiqet ta bëjë xheloze Anikën por ajo nuk bëhet. Dinki insiston që nuset Oberoi të ruajnë bashkëshortët. Gjyshja i thotë Dinkit se nipat e saj nuk tradhëtojnë. Dinki i kujton Xhanvit tradhëtitë e Texhit. Xhanvi i bërtet dhe i tregon që Texh ka ndryshuar. Vëllezërit Oberoi përballen me një vajzë gjatë rrugës për në Goa. Asaj i është prishur makina dhe i kërkon ta çojnë në Goa. Vajza quhet Pija dhe Rudra çmendet pas saj.
Pija i bën komplimenta Shivait për sytë. Zvetlana takohet rastësisht me Abajin dhe mëson se ai do që të shkatërrojë Oberoit. Vëllezërit Oberoi zgjohen të lidhur me pranga dhe me shenja buzëkuqi. Ata nuk mbajnë mend çfarë ka ndodhur. Anika, Gori dhe Bavja telefonojnë djemtë. Ata përpiqen të mos i tregojnë vajzave si janë katandisur. Dinki zbulon se Pija është vajza e mikeshës së saj dhe është kërcimtare. Policia kërkon për Pijan në dhomën e vëllezërve Oberoi. Zvetlana bën të pamundurën për tu afruar me Abajin. Vëllezërit Oberoi vendosin të kthehen në shtëpi. Ata vendosin ta mbajnë të fshehtë atë çfarë ndodhi derisa të zbulojnë të vërtetën. Shivai dhe Om ndihen fajtor ndërsa Rudra duke qenë beqar nuk i bën përshtypje. Shivai, Om dhe Rudra justifikohen për kthimin herët në shtëpi. Ata marrin një video dhe shohin veten duke kërcyer dhe duke pirë me Pijan. Vëllezërit përballen me Pijan në shtëpinë Oberoi dhe tronditen. Ata bëjnë sikur nuk e njohin por vajzat dyshojnë./revistawho.com