Texh, Pinki, Xhanvi dhe Shakti nisen për në Goa. Shivai i ndjek ata dhe Anika ndjek Shivain. Rudra vendos të shkojë në Goa me Bavjan dhe shoqen e tij. Shivai dhe Anika takohen në aeroport por ajo e fsheh fytyrën. Texh vendos të mos shkojë në Goa dhe u tregon Shaktit, Pinkit dhe Xhanvit se Shivai ka mësuar planin e tyre. Halla e Anikës ndodhet në aeroport me njw djalw tw quajtur Don dhe bëjnë si të verbër. Shivai, Anika, Rudra dhe Bavja hipin në të njëjtin avion.
Oberoit shkojnë tek Shukla. Shukla i thotë diçka në vesh Texhit. Anika sheh hallën e saj në avion. Shivai i mban dorën Anikës pasi ajo ka frikë në avion. Dilprit dërgon në një dyqan fustanet e qepura nga Gori. Pronari refuzon të japë pagesën. Om inatoset dhe e kërcënon. Shivai është i sigurt se vajza e mbuluar është Anika dhe përpiqet ta zbulojë atë. Dilprit ndihmon Gorin të blejë të gjitha gjërat që i duhen dhe ja çon në shtëpi. Gori gëzohet dhe i thotë Dilpritit se e ka shok të ngushtë. Don ngatërron Anikën me një vajzë dhe zihet me Shivain. Anika ndëshkon hallën. Hallës i bien dhëmbët. Don i merr armën e një polici dhe i kërcënon të gjithë. Një djalë i quajtur Axhaj bie në dashuri me Gorin. Om e mëson këtë dhe nxehet. Axhaj i propozon për martesë Gorit dhe i premton që do kujdeset për të. Ai i thotë Gorit se martesa e Riças varet nga vendimi i saj. Gori tronditet./revistawho.com