Anika i bën Sahilit ritualin e festës së Rakshabandanit. Sahil kërkon Shivain. Anika i thotë se kur Shivai të kthehen do festojnë. Ajo mendon për Shivain dhe lutet që ai të kthehet. Gjyshja i thotë Anikës ta ndalojë martesën dhe t’i tregojë Shivait çfarë ndjen për të. Bavja ndihet fajtore për aksidentin e Shivait. Rudra i thotë se Shivai është gjallë dhe se familja e tyre ka shpëtuar falë saj. Rudra i premton se do e gjejë Sultanin dhe do e ndëshkojë. Anika përqafon rrobat e Shivait dhe kujton momentet e tyre bashkë.
Ragni i thotë Anikës se ka frikë mos Shivai ka mbetur invalid pas aksidentit. Anika i bërtet Ragnit dhe e përzë nga dhoma. Ragni dhe Pinki vendosin të tregojnë se janë të rëndësishme për Shivain. Bavja pyet inspektorin për Shivain. Ai i thotë se po e kërkojnë. Ragni thërret median dhe bën lajmërim që të gjejnë Shivain. Ajo deklaron se Shivai bëri sherr me ish-bashkëshorten. Gazetarët pyesin Anikën. Gori dhe Bavja i bërtasin gazetarëve. Gori zihet me Pinkin dhe Ragnin. Anika i thotë Ragnit se ajo nuk shqetësohet për të sepse thirri median gjë që Shivai nuk do ta donte. Ragni thotë se ka të drejtë të ndërhyjë në jetën e Shviait. Gori merr Anikën dhe e çon në tempull për ta qetësuar./revistawho.com