Anika vendos të zgjasë festën sa më shumë derisa të vijë Shivai. Ajo thërret një këngëtar që të performojë për të ftuarit. Texh dhe Shakti vendosin të ndalojnë Shuklën para se ai të takojë Shivain. Shukla frikësohet kur sheh Abajin në festë. Tanja nxehet me Anikën dhe i thyen telefonin. Shukla vendos të informojë Texhin se Abaj është i rrezikshëm. Abaj sulmon Shuklën dhe e godet në kokë. Shukla shkon t’i tregojë Texhit për Abajin por bie pa ndjenja. Shivai kthehet. Pronari i shtëpisë së Gorit i përzë nga shtëpia pasi nuk kanë paguar qeranë. Om i jep para dhe bëhet qiramarrësi i ri i shtëpisë. Shivai pendohet që e përfshiu Anikën në këtë çështje. Ajo fajëson Tanjan dhe I kërkon Shivait ta largojë nga shtëpia.
Ata zihen dhe Shivai thyen telefonin. Anika bisedon me gjyshen dhe i thotë se do e shpëtojë martesën e tyre. Om i thotë Gorit dhe mamasë së saj se do qëndrojë në Bareli për të hapur një dyqan ëmbëlsirash. Rudra prezanton Bavjan si badigarden e tij personale në një festë. Rudra turpëron Bavjan duke thyer një gotë dhe i thotë asaj ta marrë. Bavja lëndohet dhe Rudra kujton të shkuarën. Rudra e quan Bavjan police të korruptuar. Bavja vendos të dorëhiqet por Rudra i kujton kontratën. Om flet me Shivain dhe i thotë se do e rikthejë Gorin. Om dëgjon se Gori duhet të bëjë pajë për mikeshën e saj që po martohet./revistawho.com