Birce Akalay merr vendimin e papritur: Një shans i ri për ish-bashkëshortin?

0

Aktorja e njohur përpara gati 2 vitesh, u divorcua përfundimisht nga bashkëshorti i saj Can Tunali. Për një periudhë kohore të konsiderueshme, dyshja nuk i drejtuan as fjalën njëri-tjetrit. Ata nuk kanë patur fare kontakt e madje janë munduar t’i shmangen njëri-tjetrit nëpër evente apo mbrëmje ku u është dashur të jenë të pranishëm.

Por, duket se akulli mes tyre ka shkrirë dhe gjërat tashmë po marrin një tjetër rrjedhë. Prej ditësh çifti janë parë vazhdimisht së bashku, mjaft të afërt, duke kaluar kohë së bashku nëpër lokale apo vende të ndryshme.Mësohet se Birce dhe Can kanë vendosur t’i rijapin një shans marrëdhënies së tyre dhe për ta bërë këtë gjë, do të shijojnë fillimisht disa ditë pushimi bashkë. Më pas, koha do tregojë sesi mund të vazhdojë kjo marrëdhënie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu