Bija ime/ Ojky pëson gjendje shoku dhe nuk lëviz dot, ja ç’do ndodhë nesër

0

Demir ia mban të fshehtë Ojkysë që Asu ka hapur gjyq për të marrë kujdestarinë. Demir i kërkon Xhandanit të kujdeset për Ojkynë pasi ai do takohet me avokatin.

Ojky pëson një gjendje shoku në klasë dhe nuk mund të lëvizë. Xhemal shtiret para Xhandanit sikur nuk e di që Ojky është vajza e Asusë. Xhandan i kërkon Xhemalit të bindë Asunë të heqë dorë nga kujdestaria e Ojkysë. Demir kërkon lekë paradhënie në punë. Asu i shkon Demirit në vendin e punës dhe e siguron që do e marrë kujdestarinë e Ojkysë. Ugur i flet për dashurinë nxënësve në klasën e Ojkysë. Mësuesja kritikon Ugurin dhe atij i mbetet hatri. Xhandan shkon në shtëpinë e Demirit për tu kujdesur për Ojkynë.

Mirëpo Ojky ndodhet në shtëpi me Ugurin. Ugur hidhet nga dritarja që Xhandan mos ta shohë. Ojky i thotë Xhandanit se nuk është e lumtur që Asu është nëna e saj dhe nuk dëshiron ta njohë atë. Ojky e vë në siklet Xhandanin duke e pyetur nëse është e dashuruar. Demir dhe Ugur takohen me avokatin dhe kuptojnë se Asu ka shanse të marrë kujdestarinë e Ojkysë. Demir mëson se një punëtor në kantier ka fëmijën sëmurë. Demir merr përsipër punën e tij dhe i jep paratë e fundit në xhep për ta ndihmuar. Ojky i thotë Demirit se Xhandan është e dashuruar me të./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu