Bija ime/ Ojky mëson të vërtetën tronditëse të Demirit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Ojky habitet nga shtëpia rrëmujë dhe me zhul e Demirit. Demirit nuk i pëlqen aspak të kujdeset për një fëmijë dhe nuk i kushton rëndësi Ojkyt. Ojky pastron shtëpinë e Demirit ndërsa atij i pëlqen të jetojë në atë gjendje.

Babai i ka lënë trashëgimi Xhandanit shtëpinë. Xhandan nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me babain dhe nuk pranon ta marrë shtëpinë. Ajo vendos ta shesë shtëpinë. Demir e kalon natën duke qëndruar me Ugurin dhe nuk i intereson aspak për Ojkyn.

Në mëngjes Ojky gatuan për Demirin dhe Ugurin dhe i lë ata pa fjalë me aftësitë e saj në gatim. Ugur përpiqet të bindë Demirin të mashtrojë një vajzë dhe bëhet fjalë për Xhandanin. Ojky mëson të vërtetën tronditëse se Demir dhe Ugur janë hajdutë. Demir e çon Ojkyn në shkollë dhe ajo i kërkon para. Ojky i tregon shoqeve që ka baba ndërsa ato nuk e besojnë. Demir dhe Ugur bëjnë plan të vjedhin pikturat në shtëpinë e Xhandanit dhe të fitojnë një shumë të madhe parash. Demir mëson se vajza që do i vjedhin pikturat është Xhandani. Ojky pas shkolle shkon në shtëpi por mbetet në rrugë sepse nuk ka çelës. Ajo sheh që qeni është lënduar dhe shkon te Xhandan në mes të shiut. Xhandan mjekon qenin që Ojky gjeti në rrugë dhe e pyet për prindërit. Ojky i tregon që jeton me babain por nuk e ka numrin e tij të telefonit. Xhandan e merr Ojkyn në shtëpinë e saj. Ajo habitet kur Ojky i tregon që rrugën për shtëpi e bën vetëm./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu