Bija ime/ Ojky dhe Demir largohen nga shtëpia e Xhandanit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Demir i jep shpresa nënës së Ugurit se ai do kthehet. Xhemal përplaset me qëllim me Xhandanin. Demir shkon të takojë Ugurin në burg së bashku me avokatin. Ugur nuk pranon të takohet me Demirin por më pas bindet.

Avokati i kërkon Ugurit të dëshmojë kundër Zhiletit që të dalë nga burgu. Ugur ka frikë të dëshmojë kundër tij ndërsa Demir mendon që ata të fillojnë të punojnë si njerëz dhe të heqin dorë nga punët e pista. Demir shkon të marrë Ojkyn nga shkolla dhe mëson se mamaja e Mertxhanit do vonohet. Ai detyrohet të mbajë Ojkyn dhe Mertxhanin. Demir bëhet xheloz për marrëdhënien e Ojkysë me Mertxhanin. Nëna e Mertxhanit i kërkon falje Demirit që ka folur keq për të. Demir kujdeset për shtëpinë e Xhandanit.

Demir mëson se Murat është pronari i ri i shtëpisë dhe vendos të largohet. Demir e ndalon Ojkyn të takohet me Xhandanin. Xhemal ndjek Ojkyn dhe Demirin. Demir kërcënon Xhemalin të qëndrojë larg tyre. Xhemal dyshon se Ojky është vajza e tij. Demir vendos që ata të qëndrojnë në një hotel dhe Ojky mërzitet. Demir i thotë Ojkysë se mamaja e ka braktisur. Ojky mërzitet shumë dhe mbyllet në tualet duke qarë. Demir i premton Ojkysë se nuk do e gënjejë më. Ugur del nga burgu dhe zihet me Demirin. Demir i kërkon falje Ugurit dhe pajtohen. Ugur habitet kur mëson se Demir ka shitur makinën për të paguar avokatin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu