Bija ime/ Demir çmendet pas largimit të Ojkysë, ja ç’do ndodhë nesër

0

Demir nuk mund ta besojë se Ojky ka zgjedhur Asunë dhe kundërshton. Gjykatësi urdhëron që Demirin ta nxjerrin jashtë sallës së gjyqit. Asu i premton Ojkysë se nuk do pendohet që e zgjodhi.

Demir bën gati valixhen e Ojkysë dhe dërgon Ugurin në shtëpinë e Asusë. Ugur pyet Ojkynë pse e zgjodhi Asunë por ajo nuk i tregon. Xhemal dhe Zhilet bëjnë plane për të futur në kurth Demirin dhe Ugurin. Asu i tregon Xhemalit se Ojky e zgjodhi dhe e falenderon për planin. Ajo është e lumtur sepse do bëhet e pasur.

Demir nga mërzia shkon të dehet në klub. Ai shkakton trazira dhe përjashtohet nga klubi. Asu nis problemet me Ojkynë. Asaj i duhet t’i bëjë mëngjesin e t’i hekurosë këmishën. Demir çmendet pas largimit të Ojkysë nga shtëpia. Ai sillet sikur është i lumtur por në fakt është i lënduar. Demir mendon se tani që Ojky nuk është ai do të jetë i lirë dhe nuk do të ketë detyrime./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu