Bie Whatsapp në të gjithë botën

0

Aplikacioni Whatsapp ka dalë jashtë shërbimit mëngjesin e sotëm. Përdoruesit raportojnë se nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe. Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje të shpejtë të numrit të përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.

Downdetector po raporton një rritje të madhe me mbi 6000 raporte në internet. Përdoruesit po ankohen se mesazhet e tyre nuk po dërgohen. Edhe kur dërgohen mesazhet, aplikacioni nuk arrin të nënvizojë statusin e dorëzimit. WhatsApp ka hasur probleme edhe në vendin tonë.

Nuk dihet ende shkaku. Shërbimet e WhatsApp në pronësi të ‘Meta’ raportohet se kanë pësuar ndërprerje të pjesshme. Ndërkohë që nuk ka asnjë përgjigje apo reagim zyrtar nga WhatsApp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu