Berisha si e nisi po e bitis karrierën e tij, në rrugë

0

Demokratët mbajtën dje [18 dhjetor] një protestë para Kuvendit, ku anëtarë të Këshillit të Mandateve shqyrtuan kërkesën për të çliruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga imuniteti.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me temën e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Sipas juristes Brizida Gjikondi, protesta para Kuvendit në një moment të tillë vendimtar tregon me sa “konsistencë” kryedemokrati i ka qëndruar vijës antiinstitucionale në gjithë karrierën e vet.

“Unë mendoj që Berisha sot pati dy goditje: goditje në imunitetin e tij parlamentar, por edhe në imunitetin e tij moral. Sot pamë një shfaqje të shëmtuar para zyrave të Kuvendit me vajzën e tij dhe gjoja mbështetësit e tij më të flaktë, çka vërteton edhe një herë që Berisha si e nisi, po e bitis karrierën e tij politike, gjithmonë duke ulëritur në rrugë dhe asnjëherë duke respektuar institucionet.

Ai njeh vetëm veten e tij. Sot çështja e SPAK-ut ka qenë brenda kornizave ligjore. Më e shëmtuar ka qenë mungesa e Gazment Bardhit, Saimir Korreshit, Ervin Salianjit, të cilët kanë firmosur kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, e kanë pasur për detyrë edhe morale për t’u pozicionuar qartë ku janë dhe të ishin prezentë në këtë proces. Nuk i pamë as në protestë, as në mbledhje. Procedura ka qenë e rregullt, e saktë dhe e detyrueshme.

Hipokrizia më e madhe e kësaj klase politike është që këtej thotë ‘s’duam të kemi fare imunitet’ dhe këtej përpiqet që të përdorë Gjykatë Kushtetuese, avokatët në komision, nuk respekton vendimin e Gjykatës. Kjo është hipokrizia e parë: Berisha ndryshe thotë dhe ndryshe bën, dhe tregon që nuk është burrë, por duket si burrec. Së dyti, harrojmë që për këtë që po ndodh kemi mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve,” tha Gjikondi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu