Berisha po thërret kiametin

0
Shkruan Zef Ndreka
Berisha gjatë këtyre muajve, veçanërisht pas 9 shtatorit kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak të shpalljes nga DASH-i non grata, familjarisht për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë, ka ndërruar disa herë taktikat në lëvizjet e tij.
Herë mbrohet me alibitë që ndërton në tym, herë akuzon ambasadorën e Amerikës në Tiranë, herë Sekretarin e Shtetit Amerikan, por përherë pa baza e argumente.
Tani, sido që të sillet, çfardo që të mendoje e të bëjë, Sali Berisha është i vlerësuar non grata dhe si i tillë , asgjë s’mund t’a zhbëje këtë vëndim . Ai vendim është i pakthyeshëm, i pa negociueshëm tashmë! Kjo është thënë disa herë nga amerikanët dhe nga Ambasadorja e tyre në Tiranë.
Kjo situatë, i ka imponuar Berishës të ndërtojë alibi pa fund.
E filloi gjoja, me padinë që bëri në gjykatën speciale në Paris, që në fund të herës, rezultoi një gënjeshtër, një mashtrim publik. Ai me këtë alibi të ndërtuar provoi të luante me ndjenjen e demokratëve për t’a besuar se do t’a fitonte betejën me Sekretarin e Shtetit Amerikan. Ai garantoi demokratët disa herë në daljet e tij publike, se procesi po ecën shumë mirë, se është rregjistruar nga avokati francez ndër më të mirët e më të fortët në Francë, i cili e ka parë të udhës se do të fitonte!
Çfar alibie, apo jo?!
Shumë e trashë! Më tepër është ironi me vetën dhe shqiptarët!
Alibinë më absurde ka përdorimin si shkak për vëndimin non grata, miliarderin George Soros, i cili ka ndikuar tek DASH-i.
Është pikërisht Berisha që ka punuar me Sorosin për shumë vite në fillimet e demokracisë. Alibinë për ndikimin e tij në ndarjet territoriale të Kosovës me Serbinë, e ka bërë për të prekur ndjenjat patriotike, për t’u bërë i besueshëm nga shumica. Por dihet, asgjë në politikën e jashtme amerikane nuk ndikon dhe nuk përcaktohet nga multimiliarderët, aq më tepër njerëz si Berisha!
Të gjithë së bashku, edhe me disa mijra milardierë të tjerë që ka Amerika, do t’a bënin copash Amerikën dhe politikën e saj të jashtme, e bashkë me të edhe botën, po të kishin ndikim!
Bie shumë thjeshtë kjo alibi absurde.
Gjithashtu, ka shpikur edhe një alibi tjetër se ka dy amerika, një që e do Berishën, dhe një tjetër që i jep vendimin non grata! Dhe një ambasadore, që hiqet si governatore e Shqipërisë! Kjo në fakt është jo alibi, por një poshtërsi e qëllimshme. Aq shumë është prononcuar Sali Berisha për ambasadoren Yuri Kim, sa i bëri edhe disa jo – provincial t’a besojnë se nuk është DASH-i, ai që ka dhënë vëndimin por kjo koreane, madje nuk ka munguar edhe përdorimi i rracës së saj dhe i ngjyrës!
Këto janë një pjesë e shqiptarëve, për fat të keq, që të kujtojnë enveristët në grahmat e fundit të pushtetit të cilët sulmonin pa pushim imperializmin amerikan!
Në gjithë këto ditë lufte, ndërmjet grupit të rithemelimit të PD-së ndaj Ambasadores amerikane Yuri Kim, është artikuluar nga kjo e fundit deklarata varrosëse për Berishën politikan. Do t’a përcaktoja si deklaratën me të fortë, më të ashpër, se Berisha përbën rrezik për sigurinë Kombëtare Amerikane!
Kjo tregon se situata është tej alarmante.
Shqipëria është aleate me USA, por është e vërtetë se Amerika është aleati strategjik për ne . Jo më kot , Amerika e ka përcaktuar Shqipërinë , vëndin më luajal në Ballkan. Ato duan një Shqipëri të pasur, progresive, demokratike brënda BE-së.
Por çfarë ndodh?!
Shohim aksionet politike agresive të Berishës që pengojne zhvillimin dhe forcimin e opozitës. Aksionet e tij, për interesa përsonale e familjare, e coptuan opozitën, e dobësuan atë, aq sa mund të themi se është inekzistente.
Shpura e njerëzve që i shkojnë pas Berishës, janë naiv që nuk po kuptojnë akoma, se kur të varros Amerika, ke mbaruar!
Naivet e foltorës së demokratëve i shohim të shpërndarë në media të ndryshme, me fjalime e ide të ngjashme, kundër Amerikës, kundër Ambasadores.
Noka një një televizion, Paloka në një tjetër , Shehu me një deklaratë, Pollo akoma më keq! Por me i shëmtuari qëndrim ai i Bumçit i cili e shpalli Berishën më të fortë se Mali i Dajtit dhe vendimin e qeverisë amerikane për non grata – një letër bakalli!
Pra grupi i foltorës i ka shpallur luftë të hapur dhe kërkon më çdo mjet t’a sfifoje USA-në.
Ky, mund të jetë edhe një mision i hershëm i Berishës, ndaj tani që i ka humbur të gjitha, po thërret kiametin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu