Koalicioni i LSI-së dhe mbështetësve të Berishës nga Partia Demokratike kanë publikuar sëfundmi logon e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Logoja i ngjan atyre që PD ka përdorur gjatë periudhës kur ish-kryeministri Berisha bënte fushatë. Ajo është në formën e një rrethi, ku në pjesën e sipërme të tij shkruhet “Shtëpia e Lirisë” dhe në pjesën e poshtme është flamuri kombëtar.
LSI nuk ka nxjerrë kandidatë në këto zgjedhje lokale, por është shprehur se do të mbështeëse emrat e dalë nga primaret e Berishës që u zhvilluan fundjavën që sapo lamë pas.
Lexo edhe: Krijuan “Shtëpinë e Lirisë” me LSI, Gjata: Na kanë dhënë dorë të lirë, garojnë 6 kandidatët tanë
Kandidatët e këtij koalicioni do të garojnë përballë socialistëve si edhe emrave që do të nxjerrë Partia Demokratike zyrtare.
Kandidatët e koalicionit Shtëpia e Lirisë janë:
–Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër
–Ardia Muka në bashkinë Durrës
–Elton Bano në bashkinë Lushnje
–Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë
–Lulzim Vrana në bashkinë Vorë
–Bardh Spahia në bashkinë Shkodër