Belgjika miraton javën katër ditore të punës

0

Belgjika është i pari vend anëtar i Bashkimit Europian që ka miratuar planin që java e punës të jetë katër ditë.

Punëtorët në Belgjikë tani kanë të drejtë për një javë katër-ditore  por ata që aplikojnë nuk do të punojnë më pak. Rregullorja u hartua nga qeveria belge në Shkurt të këtij viti dhe aktualisht hyrë në fuqi.

Megjithatë, punëtorët belgë do të vazhdojnë të punojnë të njëjtën sasi orësh gjatë javës. Java e punës katër ditore belge ndryshon nga shumica e javëve të tjera të punës katër-ditore të prezantuara në vende të tilla si MB dhe SHBA. Të gjithë punonjësit në Belgjikë, pavarësisht nëse punojnë në sektorin publik apo privat, do të kenë zgjedhjen të punojnë nëntë orë e gjysmë në ditë për katër ditë, ose tetë orë në ditë për pesë ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu