Bëhet me nerva Erion Veliaj: ‘Kur flet Meta me Berishën për moral, është si të flasë një që del nga bordello për virgjërinë’!

0

Dosja e Sigurimit ka trazuar politikën shqiptare. Ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka komentuar çështjen e përfshirjes së Ilir Metës në Sigurimin e Shtetit, duke mos u kursyer me fjalorin e tij. Në një takim ku do prezantohen kryetarët e rinj në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Tiranë, Veliaj foli edhe për kundërshtarët e tij politike, duke përmendur Ilir Metën dhe Sali Berishën. Sipas tij, edhe Partia e Lirisë, edhe ajo Demokratike, i përkasin të shkuarës.

“Ata janë akoma duke zgjidhur kush ishte sigurims, fuks, e keni parë gjithë ditën sot duke folur ata për moral. Të flasë Ilir Meta dhe Slai Berisha për moral? Është si të flasë një që del nga bordello për virgjërinë. Është fyerje inteligjence. Sot le t’i zgjidhin sot kush ishte komunist dhe fuks, PS është partia moderne. Ne i gëzohemi faktit që hapim negociatat,”-tha Veliaj.

Ndërkohë që sot, Autoriteti i Dosjeve me anë të një letre i është drejtuar Kuvendit duke përmendur Metën me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor te sigurimit. Ndaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri me urgjencë krerët e grupeve parlamentare, për t’i njohur me dosjen që ekziston në emër të politikanit I.M.

Por edhe pas daljes publike të Nikollës, pati sërish reagim nga ana e Partisë së Lirisë e cila tashmë drejtohet nga ish-Presidenti Ilir Meta, ku sërish akuzat u hodhën poshtë. Në mbrojtje të ish-presidentit doli edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili tha se është falsifikuar dosja me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu