27.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj 2024
BallinaPolitikëBasha ka zgjedhur të hesht!

Basha ka zgjedhur të hesht!

Date:

Related stories

“I kemi larë duart me Evropën Perëndimore për të paktën një brez” – Lavrov

Rusia nuk do t’i shikojë vendet e Evropës Perëndimore...

Vijojnë bombardimet në Gaza, presidenti Biden bën thirrjen: Armëpushim!

Ushtria izraelite vazhdon bombardimet intensive në Rripin e Gazës,...

Vdiq në aksident/ Kush do ta zëvendësojë presidentin e Iranit? Çfarë parashikon ligji

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij,...

A lobon Edi Rama kuroren si Monark Vlll apo Pasha neo Osman?

Shkruan Kujtim Gjuzi Plasi Kuq e Zia n'Athinë, Milano, Berlin...
spot_img

Shkruan Zef Ndreka

Në fillim të këtij viti dhe në vijim të artikujve të fundvitit 2023 do të vazhdoj të jem konkretisht i qartë në luftë kundër komunistëve të konvertuar në demokratë, kundër berishizmit që ka zaptuar PD-në, edhe atë zyrtare, e cila për mendimin tim ka kaluar në rreth rrotullim, madje më keq akoma, do thoja që ka bërë hapa pas, apo “indietro” në lëvizjet e saj për demokraci të brëndshme në rradhë të parë, dhe më tej, duke mbajtur peng zhvillimet demokratike të vendit.
Duhet analizuar kjo që ka ndodhur e po ndodh me PD-në, është strategji apo paaftësi?!- dhe do përpiqem shkurt për ta shpjeguar këtë.
Më parë do të kishte interes të drejtoja pyetjet:
Çfarë reperkusioni ka patur tek Amerikanët, Britanikët dhe Europianet perëndimorë kundërshtimi nga Basha dhe Monika (se nga Berisha dihet) i sugjerimit apo kërkesës së tyre për:
– të mos dalë nga parlamenti dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale?!
– po për dosjen që emisari i Departamentit të Shtetit i dorëzoi Berishës, a kishte dijeni Lulzim Basha, sepse ishte koha kur të dy së bashku me Berishën ishin si “mish e thua”?!
Ishte koha kur akoma “Atë e birë” nuk kishin bërë divorcin, përkundrazi Berisha e ndihmoi atë që të “ribëhet” kryetarë i PD-së për herë të tretë nën dirigjimin e megaspiunit me pseudonimin “I vogli”, fakt që e dinë edhe rojet e SHQUP-it!
Mund të themi se këto ishin dy nga arsyet që Lulzim Basha mori dy viza të kuqe amerikane, pikërisht atehere kur erdhi emisari që e kemi parë në video.
Pas kësaj dhe largimit të emisarit, erdhi pusulla e mandatuar me deklarimin NON GRAT-A për Berishën familjarisht! Si asnjëherë më parë në historinë e SHBA-ve!
Dhe e fundit për ta theksuar, mbasi e shpallën non grat-a nën presionin e dosjes në fjalë, por edhe të dosjes “individuale” që amerikanët mund të kenë për Bashën, e detyruan këtë:
– të bëjë përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentarë i PD-së.
– ta përdorin atë siç po e përdorin edhe ca kohë që Berisha të mos arrijë të “pushtojë” gjithë “fushën ” në PD!
Kjo ishte strategjia e gjumit në PD-në zyrtare duke kujtuar që Berisha nuk i falte kurrë atë mori postesh Lulzim Bashës, po të mos e kishte kompromentuar, dmth kapur!
Kush e ka njohur pak nga afër Berishën,as e vë në dyshim aspak këtë pikë!
Dhe në këtë kontekst, kujtojmë angazhimet e Bashës për:
– Rrugën e Kombit kur i fshihej Prokurorisë me raporte mjekësore.
– ⁠Takimet me Gadafin që Basha i di mirë sepse atë e dërgoi Berisha në Çadrën e Gadafit!
– ⁠Marrëveshja e Detit me Greqinë që u hodh poshtë 9:0 nga Gjykata Kushtetuese megjithëse atje kishte jo pak gjyqtarë berishistë që më pas i përvëloi vetingu!
– ⁠Vrasjet e 21-janarit ku ish ministri i brëndshëm “nuk dinte gjë fare”, përkundrazi pranoi që 4 qytetarë me duar në xhepa u vrarë me “thika me helm”, me “çadra” dhe “stilolapsa pistoletë”!
Të gjitha këto i ka ajo e shkreta dosje!
– ⁠Çështja CEZ DIA
– ⁠Çështja Toyota Yaris ku Basha i detyruar sërish nga Berisha, bëri deri atë deklarim idiotesk në parlament, që lajmëroi ardhjen së shpejti në Durrës të milionave eurove me makinat Toyota!
Dhe që Berisha ia përdori më vonë, sapo nisi Foltorën si mjet presioni në konferencat e panumurta me mediat.
– ⁠Çështja Nick Muzin e përdorur njësoj si nga gringot dhe nga Berisha, kur filloi Foltorën, e cila është një dosje e hapur në SHBA!
– ⁠Pa harruar Kullat e përbashkëta e deri firmën që i mori në Bashki si kryetar për ndërtimet tek “Klubi Partizani”, ku si brooker ka shërbyer edhe ndonje spiun “I Vogël” në përcjelljen e kërkesës së Berishës, gjë e cila doli si nga SPAK-u edhe nga mediat.
– ⁠Pa ju futur enigmave kur bashkë me Argitën ishin “veprimtarë” në UMNIK dhe kopsitnin dosjet kundër UÇK siç ka dalë edhe në disa emisione me video, në TV etj.
Për këto dhe të tjera si këto, Basha duhet tu japë shpjegime publike gjithë demokratëve.
Por ka zgjedhur të hesht! Madje të fshihet pas disave që bëjnë betejë të pastër dhe të hapur si Bejko, Kadilli, Haklaj, Logu, Vokshi etj.
Uroj që demokratët ta kuptojnë drejt dhe me argumente faktin se përse amerikanët i kane hequr jo një, por dy viza të kuqe Bashës dhe nuk besoj që ata ti besojnë për këto arësye atij Rrotacionin e pushtetit.
Këtë e përforcon fakti që megjithëse po hyn 2024, megjithëse kanë mbetur disa muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe megjithëse Lulzim Basha po bën mbi 6- muaj që “rivodhi” drejtimin e PD, nuk ka asnjë sinjal konkret suporti publik ndaj tij. Por as ndaj PD-së që do ta ndihmonte të themi në ringritjen e shpejtë.
Tani ska më as kohë fizike!
Demokratët duhet të mendojnë për vetën e tyre, jo më për drejtuesit abuzues…
Basha e ka të lidhur fatin e tij politik me atë të Berishës!

Balkans News
Balkans Newshttp://balkansnews.net
Editor - Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu