Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës protestojnë para Parlamentit

0

Disa dhjetra banorë të lagjes “5 Maji” dhe Laprakës në Tiranë, protestuan sot para Parlamentit, duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.

Banorët kërkuan transparencë nga institucionet, ndërsa forca policore tentuan të shpërndajnë protestuesit, të cilët mbanin pankarta në duar.

Ata kërkojnë transparencë për procesin e shembjes së shtëpive të tyre. Banorët deklarojnë se nuk kanë asnjë informacion apo marrëveshje se ku do të jetojnë, por vetëm u është premtuar se do të marrin një shtëpi të re.

LEXO EDHE  Pastrimi i parave, kunatit dhe shoferit të biznesmenit Taçi u refuzohet lirimi

“Projekti i rrugës është devijuar. Po shkatërrohen 3000 familje”, shprehen banorët. Shembja e banesave të tyre i hap rrugën projektit të rindërtimit në zonë, ndërsa nuk dihen detaje mbi projektet dhe kompanitë që do të përfitojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu