Atentati ndaj Trump, vjen reagimi i parë nga Rusia: U përpoqën me çdo kusht të largojnë ish-presidentin nga politika

0

Rusia ka reaguar për herë të parë pas atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk beson se administrata amerikane është përgjegjëse, por u shpreh se ka krijuar një atmosferë që provokon sulmin.

“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trump është organizuar nga autoritetet aktuale”, tha Peskov për mediat.

Ai shtoi se pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike duke përdorur çdo lloj mjeti, ishte e qartë se jeta e tij ishte në rrezik.

“Por atmosfera rreth kandidatit Trump… provokoi atë që Amerika po përballet sot. Pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike, duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik”, u shpreh Dmitry Peskov.

Kujtojmë se Biden ka dënuar ashpër sulmin ndaj Donald Trump, duke e quajtur si një sulm të neveritshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu