Artisti Zef Deda tregonte të ‘zezat’ e Edi Ramës“Vishte këmisha me lule, pinte ma.rijuanë… “

0

Para zgjedhjeve paralemtare të fundit në Shqipëri, Lulzim Basha qëndroi në Shkodër ku po zhvillonte takime me mbështetësit e PD.

Pas një marshimi me disa militantë, Lulzim Basha ishte ulur në një lokal me humoristin Zef Deda.

E pranishme kishte qenë edhe aktorja Rita Gjeka, e cila i kërkoi Bashës që të mbajë premtimin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Teksa bisedonin, Deda tha se kishte dhënë shfaqe në Bllok dhe kishte parë sesi silleshin “bijtë” e atyre që jetonin atje.

“Unë kam dhënë shfaqe në Bllok, e kam parë sesi sillen bijtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë,  dikush i hedhur, ky ka qenë më i hedhuri i tanve. Veshte këmisha me lule, ky pinte mar.ijuanë, ky tallej me të madhin, me të voglin, me tanë. U tallte me tanë, është tall me nanën e vet, babën e vet, me fëmijët e vet… Është i marri që na ka hy midis”, i tha Zef Deda-Bashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu