Arroganca triumfaliste e foltorës dhe miti i Berishës

0
Shkruan Zef Ndreka
Agonia politike e PD-së, pas dorëheqjes së kryetarit të saj Lulzim Basha, duket se i ka lënë fushë të lirë veprimi foltorës, Sali Berishës dhe Metës, të cilët po bëjnë përpjekjet e tyre të fundit për të ” rrëzuar” nga pushteti socialistët dhe Edi Ramën.
Kjo lojë, e pakuptueshme brënda kampit demokrat, ka krijuar një grupim qëndrestarësh shumë të orientuar, por që për momentin vetëm po rezistojnë, po qëndrojnë, pse jo edhe në dëshpërim.
Ky është grupimi më i madh i vërtetë opozitarë politik sot, kur analizon se elektorati gri ka të njëjtin mendim për politikën dhe opinion për një PD të së ardhmës.
Praktikisht, ky grupim është pa mbështetje, pa artikulime të qarta politike nga drejtuesit e komanduar të PD-së e për pasojë edhe nga elektorati gri, nuk gjen mbështetës.
Në këtë situatë politike, nqs vazhdon përçarja e PD-së kështu , bojkotuesit do të jenë shumicë në zgjedhjet lokale të pranverës.
Drejtuesit e PD-së, Lulzim Basha por edhe shumë demokratë të tjerë, janë përballur me akuza të shumta të Berishës. Këto akuza janë bërë enkas për të mbajtur të përçarë PD-në dhe për ta sunduar atë.
PD-ja me Berishën është dobësuar shumë.
Tani kemi një opozitë më të përçarë, më të dobët dhe me probleme të mëdha me SHBA-të.
Pasojat e problemeve të Berishës me Amerikën do ti vuajnë demokratët dhe mbështetësit e tij. Duket qartë tani , se me këtë rrugë, PD-ja është kthyer në një kortezh. Funerali i “legjendës” së saj duket i sigurtë, ashtu siç duket triumfi pa probleme i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës.
Por shqiptarët e kanë treguar qartë që me 23 qërshor të vitit 2013 se nuk e duan Berishën . Ata e kanë refuzuar atë me mbi një milion vota. Votuesit anembanë vëndit e nxorrën në pension Berishën dhe i treguan se është njeriu më i pa përshtatshëm dhe më i pa duhur për të prekur paratë dhe pronat publike të vëndit.
Shqiptarët me votë e larguan, që ai model kurrë të mos përsëritet. Mirpo Berisha bashkë me 40 hajdutët i shohim nëpër studio çdo ditë duke u vërtitur për të gënjyer përsëri shqiptarët duke u përpjekur me mendësitë tipike komuniste, e duke krijuar situata paradoksale dhe shpesh herë komike për PD-në.
Berisha po luan lojën e fundit në politikë por si komunist i vjetër që i ka humbur keqas zgjedhjet për shkak të korrupsionit dhe shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, tani po lufton me ligësi duke shpikur armiq që e kanë goditur, por vetëm përkohësisht ! Berisha , fitorën imagjinare të tij e arsyeton si komunist i konvertuar në demokrat, se do të zhbëjë vendimet amerikane, do të fitojë zgjedhjet dhe pushtetin! Pastaj nuk do ta shohim më si viktimë e konspiracioneve të mëdha, që i gënjen aq lehtë foltoristët. Dialogu që ka zgjedhur të bëje me qytetarët në mediat e korruptuara, është thjeshtë një mashtrim i ri. Mentaliteti prej pushtetari , tregoi se Berisha në radhë të parë ka sedrën e tij të sëmurë, dhe e vëndos atë mbi të gjitha. Për të arritur objektivat e tij, është gati ta ndez përseri vëndin.
Berisha do të humbë përsëri. Ai nuk e ka prekur kurrë kulturën e humbjes! Përsëri, po sillet me arrogancë si triumfator në kohën që PD-ja zyrtare është e shfaqur në agoni .
Por kjo periudhë, deri në fund të zgjedhjeve vëndore dhe rezultatit të tyre, do të mjaftonte për demokratët dhe shqiptarët si një test për të bërë zgjedhjen për të ardhmën.
Pastaj, edhe në vëndin tonë do të ketë mundësi të bëhet loja e pastër politike pa Berishën, Metën dhe Ramën që do mbetën vetëm dyerve të gjykatave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu