Arrestimi i Belerit, reagon ministri i Jashtëm grek: Njoftova dhe Josep Borrell

0

Ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, ka reaguar nga Stockholmi në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Në fjalën e dhënë pas takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Stokholm, Dendias tha se nëse arrestimi i Belerit është bërë pa prova atëherë kemi të bëjmë me një skandal të madh.

Gjithashtu ai shtoi se ka njoftuar në lidhje me rastin dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell, si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë Tobias Billstrom, vend që mban Presidencën e Bashkimit Evropian.

“Arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, i anëtarit të minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar në bashkinë e Himarës të Shqipërisë, si dhe një tjetër shtetasi grek, përbën një skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme. Unë kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell për këtë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze Tobias Billstrom që mban Presidencën e Bashkimit Evropian”, shkruan Dendias në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu