Arrestimi i Belerit në Himarë, Dule nga Komisariati: E rrëmbeu Policia me urdhër të Edi Ramës, të lirohet menjëherë

0

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e ka cilësuar arrestimit e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarë, Fredi Belerin si një sulm të pastër politik.

Nga ambientet jashtë komisariatit të Humarës Duke ka bërë thirrje që të tilla tentativa për pengimin e procesit elektoral të ndalen dhe sipas tij i gjithë arrestimi i Belerit është orkestruar enkas nga kryeminsitri Edi Rama.

Kandidati i koalicionit, “Bashke Fitojme” në Himarë, Fredi Beleri u arrestua gjatë mesnatës. Ai akuzohet për blerje votash, nërkohë në momentin e arrestimti ai ndodhej në restorantin e tij në Himarë.

 “Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje dhe stigmatizimi të kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, me urdhër të tij forcat policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariat z. Beleri dhe avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë.

Është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Thirrja jonë është lirimi i menjëherëshëm i z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”, u shpreh Dule.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu