Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për herë të parë pas largimit nga adminsitrata e SHBA-së, ka folur për sanksionet e vendosura ndaj kreut të PD-së Sali Berisha dhe familjes së tij.
Gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics”, një aktivist shqiptar, Fatjon Semanjaku, i drejtoi një pyetje Blinken-it lidhur me ‘non-gratan’ e Berishës dhe qeverisjen sipas tij, me stil makiavelist, të Edi Ramës për 14-vite dhe vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë.
Në përgjigjen e tij, Blinken deklaroi se sa i takon sanskioneve të vendosura ndaj Sali Berishës, nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi dhe theksoi se ai është i binidur që këto sanksione të vendosura nga kreut të PD-së, ishin të drejta.
Sa i takon pyetjes për qeverisjen e Ramës, Blinken e shmangu atë duke thënë se ai po flet vetëm për Berishën, të cilin e ka trajtuar si rast, dhe jo për administratën aktuale.
Pjesë nga intervista:
Fatjon Semanjaku: Vitin e kaluar mora një leje mungese nga Harvard-i për të kandiduar për parlamentin në vendin tim, pasi vendi im tani për 14 vjet është qeverisur në një stil makiathelian të përzier me krim masiv dhe korrupsion nga një sundimtar që i ka kthyer zgjedhjet në një farsë. Pasi zbulova të gjitha këto lidhje mafioze me qeverinë dhe zgjedhjet, përfundova duke u arrestuar brutalisht nga policia e shtetit në qendër të qytetit. Pyetja ime është: ju keni shfaqur mbështetje për këtë sundimtar në dy raste. Së pari, kur vendosët sanksione ndaj rivalit të tij politik, figurës historike të së djathtës konservatore të Shqipërisë, z. Berisha, dhe së dyti, kur e quajtët publikisht një lider të shquar. Pyes veten, sa i shquar duhet të jem unë si lider që të më hapen dyert e Zyrës Ovale pa problem, në rast se ndodh që unë jam kryeministër i Shqipërisë kur në Shtëpinë e Bardhë është fraksioni i George Soros-it i së majtës së sotme shumë, shumë, shumë të keqe.
Antony Blinken: Ti the që mund të zgjedh pyetjen që dua të përgjigjem. Shiko, së pari, jam shumë, shumë i vërtetë për atë që ti ke vuajtur personalisht. Askush nuk duhet të kalojë atë që përshkrove. Por unë qëndroj plotësisht prapa sanksioneve kundër Berishës. Nuk kam asnjë, asnjë pendim, asnjë dyshim për këtë, aspak. Kjo nuk flet për problemet e administratës aktuale, por flet dhe unë do të vazhdoj të flas për problemet, për të mos thënë më shumë, të z. Berisha dhe do ta mbështes këtë”, tha Blinken.



