Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj, është analfabet, pa shkollë të mesme por me të lartë e titull!

0

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj nuk ka kryer as shkollën e mesme! Duke ju referuar denoncimit, Tartar Bazaj ka mbaruar vetëm 3 klasë agronomi në Sevaster të Vlorës të cilën e ka braktisur në vitin e tretë

Interesant është fakti që anëtari i sotëm i KLP-së, sic thotë denoncuesi, në vit të tretë rezulton edhe në Sevaster edhe në Kërrabë të Tiranës, me dy deftesa të ndryshme, njëra me nota 5-a dhe tjetra me 8-ta.

Vetë Bazaj, më herët kishte pretenduar se ka mbaruar shkollen e mesme në një fshat të Tiranës , edhe pse ka jetuar gjithmonë në Vlorë.

Ja mesazhi denoncues që ka mbërritur në redaksinë tonë

Pershendetje dhe nje here, uroj te jesh mire familjarisht. Tartar Bazaj magjistar i Klp-se pa shkollen e mesme. Nisur nga ndjekesit ne portalin jot behet fjale per shkollat e mesme qe ka mbaru shoku Tartar Bazaj nga Sevasteri i Vlores. Ka mbaru vetem tre klase shkolle agronomi ne sevaster- Vlore dhe e ka braktisur. Me vone ne demokraci ka blere dhe dy vite. Cuditerisht, vitin e trete 1986-1987 e ka dhe ne sevaster dhe ne Krrabe Tiranë. Ne sevaster me 5-sa ndersa ne krrabe me 8-ta. Sonte ne mbremje eshte duke e dhene ne emisionin aizberg Artur Çani.Më poshtë keni regjistrat, amzat dhe deftesën e pjekurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu