Analisti Andi Bushati ka lënë studion e emisionit të Çim Pekës pas debateve të vazhdueshme me Loronc Vangjelin.
Bushati është shprehur se Vangjeli fut kasetën e partisë dhe nuk di të pushoi më.
Bushati: Lorenc nuk i dëgjoj dot këto, ata që janë në shtëpi e ndërrojnë kanalin por unë nuk lejoj që të dëgjoj idiotësira.
Vangjeli: Ngrihu dhe ik, është gjëja më e mirë që do të bësh.
Peka: Pse po ikën Bushat cila është arsyeja?
Bushati: Po iki prej teje sepse ke përgjegjësinë që të mos lejosh idiotësira në emisionin tënd.
Peka: Nuk flas unë Bushat por flasin të ftuarit
Bushati: Ky fut kasetën e partisë dhe duhet ta dëgjoj unë, unë nuk jam spektator në miting.
Pas këtij debati mes tyre Peka ka mbyllur emisionin.