Analisti Baton Haxhiu kritikoi ambasadoren Yuri Kim pas një interviste të transmetuar në emisionin “Opinion”.
Ai tha se Yuri Kim foli si të jetë kryeministre e Shqipërisë.
Duke u ndaluar të mbrojtja që Kim i bëri SPAK-ur, ai deklaroi se SHBA ka të drejtë të kërkojë rezultate, por shtoi: “jo me një gjuhë të tillë”.
“Yuri Kim foli si të jetë kryeministër i Shqipërisë. Foli me emra të përveçëm që i preku përkrahu sidomos drejtorin e policisë Nano, pastaj foli për SPAK-un sikur SPAK të ishte prokurori e ambasadës dhe jo e Republikës së Shqipërisë. Për SPAK tregon se institucionet e shtetit s’kanë kontrolle institucionale në Shqipëri dhe SPAK i përgjigjet ekskluzivisht financuesve. Ajo ka të drejtë të kërkojë rezultate por jo me këtë gjuhë”, tha ai.
Kritika lëshoi dhe për deklaratat e Kim se ka media në Shqipëri që financohen nga Rusia.
Analisti deklaroi se ambasadorja duhet të përmendtte cilat janë këto media.
“Si mund të jetë një vend demokratit kur një thotë Rusia është e keqja dhe s’thotë cilat media janë të financuara nga rusët. Thuaj cilat media janë financuar nga Rusia”, u shpreh ai.