Ditën e enjte, kryeministri Edi Rama do të takohet me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Në fokus të bisedës do të jetë projekti i qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.
Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Po ashtu personat që do aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.






