Ambasadorja e SHBA në OKB vjen nesër në Tiranë, do të takohet me Yuri Kim

0

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë nesër Shqipërinë, ku do të shprehë vlerësimin si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Zyrtarja e lartë do të shprehë mirënjohjen për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila shkruan se gjatë vizitës së Thomas-Greenfield nesër në Shqipëri do të diskutojnë mënyrat për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.

Ambasadorja Greenfield, mbërrin nesër në Shqipëri për të shprehur vlerësimin për lidershipin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të #OKB-së për çështje në mbarë botën, përfshirë. Ukrainën; diskutojmë mënyrat për të forcuar partneritetin tonë; festojmë 100 vjetorin që nga krijimi i marrëdhënieve”, shkruan Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu