Ambasadori britanik apel qeverisë dhe opozitës: Dialogoni!

0

Ambasadori britanik Alastair King-Smith përjashtoi një ndërmjetësim prej tij apo faktorëve të tjerë për zgjidhjen e krizës në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës për çështjen e të drejtave parlamentare të opozitës.

Në intervistën për emisionin “Pa censurë”, ambasadori britanik u tregua shumë i kujdesshëm për balancat politike, por dha një mesazh të qartë; problemi duhet zgjidhur me dialog nga vetë partitë politike shqiptare.

Ajo që unë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dëshirojmë të shohim është që ata parlamentarë të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të gjejnë një rrugë përpara. I inkurajojmë që të dialogojnë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjnë për të gjetur rrugën përpara për këto gjëra, pasi nuk u takon ndërkombëtarëve të ndërhyjnë. Kjo bëhet për Shqipërinë dhe është një hap i rëndësishëm në demokracinë e Shqipërisë”, u shpreh ambasadori, i cili është i kujdesshëm për të mos marrë anë në përplasjet mes demokratëve dhe socialistëve.

Dhe megjithëse partnerët janë të qartë për të mos ndërhyrë, ata i dinë pasojat se çfarë sjell konflikti politik tek njerëzit dhe tek ekonomia.

Këto çështje parlamentare duhet të zgjidhen shpejt, përndryshe do të shihni qytetarët që shohin se demokracia nuk funksionon. Ne e dimë nga të rinjtë se ky është një nga faktorët pse ata largohen, e dimë nga biznesi që kjo është një nga arsyet që ata mund të mos investojnë siç e përmendët më herët”, tha ambasadori britanik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu