Ambasadori amerikan ‘bekon’ Qeverinë e re/ Fton vetëm Kurtin dhe Osmanin, injoron të tjerët

0

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka mbledhur një natë më parë, në kuadër të përvjetorit të Marinsave, liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kandidaten për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani.

Kryeministri i mandatuar i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se bashkëpunimi me amerikanët nderon Shtetin dhe kombin.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, thekson ai.

Ndërkohë, në darkën e Kosnett kanë munguar liderët tjerë të Kosovës, por nuk mund të mungonte Vjosa Osmani, e cila pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re VV-LDK.

Ambasadori amerikan ka apeluar disa herë që, Qeveria e re e Kosovës të nisë punën sa më shpejt në mënyrë që institucionet e reja të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Ndërsa, nesër pritet të merret vendimi për certifikimin e zgjedhjeve dhe hapjes së rrugës për krijimin e Qeverisë së re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu