Ambasadori amerikan: Anija ruse ngarkoi armë në Afrikën e Jugut, ne jemi të shqetësuar

0
Ambasadori amerikan në Afrikën e Jugut tha sot se një anije ruse kishte ngarkuar armë në atë vend, që do të thotë se nuk është neutrale në luftën në Ukrainë, dhe presidenti i Afrikës së Jugut tha se qeveria kishte hapur një hetim.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa as nuk konfirmoi dhe as mohoi se ngarkimi ndodhi, por në përgjigje të pyetjeve të opozitës në parlament, ai tha se qeveria po hetonte këto akuzat.

Ambasadori i SHBA-së, Reuben Brigety, u tha gazetarëve vendas se Uashingtoni është i bindur se një anije ruse ngarkoi armë dhe municione në Republikën e Afrikës së Jugut dhjetorin e kaluar. “Për Afrikën e Jugut të armatos Rusinë është thellësisht e papranueshme,” tha Brigety. “Këto nuk janë lëvizje të një vendi neutral,” shtoi ai.

“SHBA është seriozisht e shqetësuar”

Uashingtoni ka paralajmëruar vazhdimisht vendet e tjera që të mos armatosin Rusinë, përndryshe ato do të përjashtohen nga tregjet më të rëndësishme ndërkombëtare. Departamenti i Shtetit komentoi deklaratat e ambasadorit.

“SHBA ka shqetësime serioze për hyrjen e një anijeje mallrash ruse të sanksionuar në një port të Afrikës së Jugut dhjetorin e kaluar dhe ua ka përcjellë këtë drejtpërdrejt zyrtarëve të Afrikës së Jugut,” u tha gazetarëve zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Presidenti: Hetimi është në vazhdim

Presidenti i Afrikës së Jugut Ramaphosa konfirmoi në parlament se një hetim për ishte “në vazhdim”. Zëdhënësi i tij Vincent Magwenya tha se “asnjë provë nuk është dorëzuar deri më tani për pretendimet për dërgimin e armëve nga Afrika e Jugut në Rusi” dhe konfirmoi se është një hetim i hapur.

Afrika e Jugut mbajti stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën në shkurt, duke i quajtur ato rutinë, por SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore shprehën shqetësim edhe atëherë. Republika e Afrikës së Jugut është një nga aleatët më të rëndësishëm të Rusisë në Afrikë, por mbeti neutrale dhe abstenoi nga votimi për rezolutat e OKB-së për luftën në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu