Ambasadat amerikane të Prishtinës dhe Beogradit deklaratë për veriun e Kosovës

0
Deklaratë e përbashkët e Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd dhe Prishtinë për situatën në veri të Kosovës
Deklaratë e përbashkët e Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd dhe Prishtinë për situatën në veri të Kosovës, 11 dhjetor 2022- Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës. E kuptojmë se autoritetet kosovare kanë ndaluar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisioneve zgjedhore. Ky arrestim po përdoret si arsyetim për bllokimin e rrugëve ilegale si dhe kërcënimin dhe frikësimin ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës vendore.
Ata që ngritën bllokime rrugësh ilegale duhet t’i çmontojnë menjëherë. Presim t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve për dhunë dhe frikësim. Shprehim vlerësimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e Kosovës (KFOR) të NATO-s për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX). Ne dënojmë ashpër si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive kosovare dhe ndërkombëtare të sigurisë.
I bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzim të situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne u kërkojmë palëve të punojnë brenda Dialogut të lehtësuar nga BE për të zgjidhur çështjet shqetësuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu