Altin Dumani punon kundër interesave shqiptare, don të mbyllë dosjen Rama-McGonigal

0

Ish kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij nga dritarja e banesës, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani se po tenton të mbyllë çështjen “McGonigal”, ku është i përfshirë dhe kryeministri Rama.

Berisha e quajti Dumani, avokat të krimeve të Ramës, teksa shtoi se edhe pse është regjistruar çështja në Prokurori, asnjë nga personat e përfshirë nuk është marrë në pyetje sipas tij.

Ai tha ndër të tjera se edhe pse Dumani deklarohet si njeri i pavarur, sipas Berishës ai është njeriu më i korruptuar pas Ramës.

“Asnjë komb nuk mund të pranonte një kryeministër, i cili heq dhe vë licenca nafte në marrëveshje me McGonigal, vetëm se si të pasurojë veten dhe ministrat e tij. Të dashur miq, sot sytë e mbarë botës janë të drejtuara me të drejtë te shqiptarët.

Çfarë qëndrimi do mbajnë ata ndaj këtij akti të turpshëm, më të turpshëm? Do presin ata që Edi Ramën ta burgosë drejtësia amerikane, apo do e shporrin atë dhe regjimin e tij? Miqtë e mi, Edi Ramën e mbron në Shqipëri vetëm një njeri dhe ky është Altin Dumani.

Ky është Altin Damani. Ky i pavarur që përbën edhe njeriun më të korruptuar pas Edi Ramës, nga Edi Rama. Muaj më parë, kohë më parë, u thoshte shqiptarëve se nuk hetojmë çështjen e McGonigal se ajo ka ndodhur tani.

Më vonë regjistron çështjen. E regjistron vetëm për ta mbyllur atë, vetëm për të mbrojtur atë. Unë dua të informoj shqiptarët se ky avokat i krimeve të Edi Ramës, që mashtronte sot shqiptarët se ka dy vite që ka regjistruar çështjen, e vërteta është tjetër. Por që kur ka regjistruar çështjen gjer sot, nuk ka thirrur dot, nuk ka guxuar të thërrasë ata burra që patën guxim ta denoncojnë në media grupin e strukturuar kriminal Rama-McGonigal-Neza-Duçka. Sot u interesova, asnjë prej tyre nuk është thirrur në SKAP. Dhe i them Dumanit, turp të kesh gënjeshtar, ti do mbrosh Edi Ramën, por do të shporrim me Edi Ramën”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu