Almeda Abazi më e emocionuar se asnjëherë tjetër, fansat e zënë në befasi

0

Prej disa ditësh bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ndodhet në Tiranë pranë familjarëve dhe njerëzve më të dashur të saj duke kaluar një pjesë të mirë të kohës edhe me vogëlushin Efehan. Ish miss-i shqiptar e ka treguar këtë me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale ku ka zbuluar se po e shijon më së shumti këtë periudhë pushimi. Ndërsa ditën e sotme gjatë qëndrimit në Tiranë, Abazi dhe partneri i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman janë surpizuar nga disa fanse të tyre.

Në vendin ku Almeda po qëndron aktualisht ka mbërritur një buqetë me lule duke treguar kështu dashurinë e madhe ndaj tyre.

“O zot, sa e ëmbël. Nuk e keni idenë se si ma realizoi ditën kjo gjë, faleminderit shumë, ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar Abazi krah buqetës së luleve ku nuk ka ngurruar të etiketojë dhe fansat e saj së bashku me Tolgha-n. Ndryshe nga çdo herë tjetër Almeda është befasuar në mënyrën më të ëmbël në vendlindjen e saj dhe me siguri ky moment do të mbetet gjatë në memorien e bukuroshes./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu