Shkruan Ilir Demaliaj
Rilindja si fytyra e Pezës
Alfred Kapterr Peza, i cili, më 20 shkurt 1991, me kallashnikov në dorë, therriste në oborrin e Shkollës së Bashkuar të Oficerave: ATA QE DO TË TENTOJNË TI AFROHEN MONUMENTIT SHOKUT ENVER, DO TË KALOJNË MBI TRUPIN TIM!
Mbrëmë në OPEN ne Top Channel, me paftyrsinë e militantit dhe provincialit që i mbushet goja me jargë për të mbrojtur liderin global të Rilindjes shokun KM, ashtu si dje shokun Enver, tha: Mua me vjen mirë që në Shqiperi janë ndërruar rolet, ata qe dikur luftonin imperializmin Amerikan sot mbrojnë pjesën e Rusisë.
Ky njeri që vjen në orgazëm vetëm më shërbimet e lakeut të përulur ndaj shefave dhe liderave të partisë na bën sot proamerikanin!!!
Ky hajdut që me korrupsion bëri 1 milion dollar dhe tha i kam nga kursimet e rrogës sime dhe gruas na bën dhe moralistin.
Ky njeri që na flet për reformën në drejtësi duhet të ishte mbrapa hekurave për abuzimet dhe korrupsionin si deputet i Rilindjes dhe i liruar si i pafajshëm nga gjykatat e Rilindjes për të jargajosur çdo studio televezive me shiritin e dhënë nga lideri global KM -ja dielli partisë.