Albin Kurti injoron Edi Ramën: Draftin e Asociacionit çoja Aleksandër Vuçiçit, ne s’na intereson

0

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediet ditën e sotme ka komentuar për herë të parë draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin.

Kurti: Nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draft ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur. Padyshim që kryeministri Ram beson që ky është një model i duhur, një model i mirë, do duhej që këtë t’ia bënte presidentit të Serbisë për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Propozimi im është që duke besuar në atë që beson Rama, që modeli i tij është i mirë dhe i duhur, në vend që të propozohet në Paris dhe në Berlin, t’ia propozojë Beogradit për shqiptarët.

Kurti shtoi se nuk e ka lexuar ende draftin e propozuar nga Rama.

Kurti: Unë i besoj Ramës se beson që ai model është i mirë për pakicat kombëtare. Por edhe duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, unë vetëm po tregoj ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model. Pra adresa Beogradi, kërkesa për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcid dhe Medegjës. Unë nuk e kam lexuar atë draft Statut. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ramën për shkak se nesër kemi edhe mbledhjen e përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu