Alarmohet BE nga korrupsioni dhe çështja Balluku, David McAllister pritet për vizitë urgjente në Tiranë

0
David McALLISTER MEP in the EP in Brussels

Kryeministri Edi Rama po përballet me një nga momentet më të vështira të qeverisjes së tij, mes hetimeve për korrupsion në nivelet më të larta të pushtetit dhe përplasjes së hapur me institucionet e drejtësisë. Skandalet e fundit, ku përmendet edhe emri i zv/kryeministres Belinda Balluku, kanë thelluar krizën politike dhe kanë ngritur shqetësime serioze edhe në radhët e Bashkimit Europian.

Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar hetimet ndaj aferave të dyshuara korruptive që përfshijnë ministra dhe zyrtarë të lartë, ndërsa kryeministri Rama ka reaguar duke i dalë hapur në mbrojtje bashkëpunëtorëve të tij, duke kundërshtuar masat e drejtësisë. Kjo sjellje shihet nga analistët si përpjekje për të frenuar hetime që mund të implikojnë drejtpërdrejt edhe kreun e qeverisë.

Situata ka alarmuar Brukselin. Sipas burimeve, një delegacion i Parlamentit Europian, i kryesuar nga David McAllister, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET), pritet të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri më 17 shkurt 2026, i shoqëruar nga eurodeputetë të grupeve të ndryshme politike. Vizita konsiderohet urgjente dhe me peshë të lartë politike.

McAllister njihet si arkitekti i marrëveshjes politike të vitit 2017 që çoi në krijimin e qeverisë teknike “Rama–Basha”. Rikthimi i tij në Tiranë, në një klimë të rënduar politike, shihet si sinjal i fortë se Bashkimi Europian e konsideron situatën aktuale të rrezikshme për stabilitetin demokratik dhe procesin e integrimit europian.

Në qarqet politike flitet se delegacioni europian mund të vendosë piketa për një zgjidhje të re politike, përfshirë edhe mundësinë e një qeverie teknike, në kushtet kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe akuzon mazhorancën për kapje të shtetit dhe pengim të drejtësisë.

Për momentin, mbetet për t’u parë se cilat do të jenë mesazhet zyrtare të delegacionit europian, por një gjë është e qartë: çështja e korrupsionit, përplasja me SPAK-un dhe rasti Balluku e kanë futur qeverinë Rama nën një vëzhgim të rreptë ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu