Aktorja protagoniste e serialit të shumëpritur rrëfehet për rolin e vështirë: Ka qenë ndjesi e mirë

0

Së fundmi ka nisur transmetimi i serialit të shumëpritur nga fansat ‘The Act’, me protagoniste Joey King, e cila ka rolin e Gypsy Rose. Pavarësisht vështirësisë që ka pasur realizimi i serialit në fjalë dhe faktit që portretizimi i personazhit kryesor është kosideruar si i errët, Joey ka pranuar se e ka shijuar shumë.

“Ishte çuditërisht një eksperiencë e kënaqshme fakti që hoqa dora nga gjithçka kam në vetvete për t’u bërë Gypsy. Kështu që nuk më intereson çfarë thonë të tjerët. Jam krenare për veten”,-u shpreh 19-vjeçarja.

Joey ka qethur kokën për t’u bërë pjesë e rolit dhe ka rrëfyer se nuk është një nga ato aktore që ruan karakteristikat e rolit që ka marrë përsipër brenda edhe jashtë xhirimeve.

Seriali në fjalë pritet të jetë një nga më të suksesshmit e këtij viti. ‘The Act’ bazohet në një histori të vërtetë dhe vajza në fjalë që është protagoniste e historisë është aktualisht duke vuajtur dënimin prej 10 vitesh në burg për bashkëpunim në largimin nga jeta të së ëmës. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu