Aktori i njohur turk Erkan Kolçak Kostendil është bërë baba për herë të parë. Erkan i cili njihet nga roli i “Vartolut” në serialin “Çukur”, është bërë me djalë.
Bashkëshortja e tij e ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat turke. Erkan dhe bashkëshortja e tij Cansu Tosun i kanë vendosur djalit emrin Marsel.
Çifti e kishin zgjedhur emrin muaj më përpara dhe gjatë periudhës së ëmbël bashkëshortja e aktorit ka postuar shpesh foto me barkun e rrumbullakosur. Çifti janë shprehur shumë të lumtur që do bëhen prindër dhe tani po shijojnë ditët e para me ëngjëllin e tyre.