Ashtu si shumë seriale edhe seriali i suksesshëm që ka thyer rekorde shikueshmërie “Çukur” i ka ndalur xhirimet për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë mediat turke bëjnë të ditur se në fillim të verës aktorët do të rikthehen sërish në sheshxhirim. Sezoni i ri do të sjellë ndryshime pasi një prej aktorëve do t’i japë lamtumirën serialit.
Sipas mediave turke aktori Oner Erkan që ishte pjesë e serialit që prej episodit të parë, do të largohet. Personazhi i tij me emrin Selim do të vdesë në sezonin e ri. Lajmi ka trishtuar fansat e serialit ndërsa vetë aktori ende nuk ka bërë një deklaratë për këtë largim që po përflitet në media./revistawho.com