“Ai e ka pranuar vetë”, aktori turk i “Kuzgun” qenka me origjinë shqiptare

0

‘Kuzgun’ është një nga serialet më të ndjekur të momentit në Tv Klan. Aktori kryesor, Baris Arduc, me sa duket është me origjinë shqiptare. Këtë e ka zbuluar drejtori i programacionit në ‘Tv Klan’, Albert Dumani, teksa ka qenë i ftuar tek Rudina.
“Unë e kam dashuruar këtë serial që kur doli, që në projektet e tij sepse aktori kryesor Barış Arduç, që është me origjinë shqiptare, është një aktor shumë i mirë, po ashtu edhe drama është shumë interesante. Seriali bëri shumë bujë, prodhimi ka përfunduar në Turqi në Teto”..
Më tej, Dumani shton se aktori kryesor e ka pranuar se është me origjinë shqiptare.
“Gjyshërit e tij janë shpërngulur në Zvicër, dhe ai e ka pranuar që është me origjinë shqiptare. Neve na pëlqen të themi që janë me origjinë shqiptare se janë shumë të suksesshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu