Agron Gjekmarkaj: Opozitë, popull, dilni dhe rrëzoni kryeministrin Rama me forcë, nuk ka rrugë tjeter

0

Për analistin Agron Gjekmarkaj, Edi Rama duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për gënjeshtrën e madhe që tha një vit më parë që deklaroi se Shqipëria i kishte hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Dhe sipas tij, vetëm kjo gënjeshtër do përbënte një argument se pse ai duhet të japë dorëheqjen pas vendimit të djeshëm negativ të Brukselit. Deklaratat e tij, Gjekmarkaj i bëri në emisionin “Kjo javë” në “News 24”.

“Mendoj se në Shqipëri problemi është i rëndë. Kjo qeveri ka gënjyer, duke thënë se vendi ka marrë një datë. Kryeministri ka thënë se merren këmbët nga emocionet për lajmin, që doli gënjeshtër. Rama duhet t’ju kërkojë falje për gënjeshtrën shqiptarëve. Ky ishte një dështim i madh i Ramës. Kryeministri do të shpikë diçka që të harrohet ky dështim shumë i madh. Ky është një dështim 30-vjeçar, por duhet thënë se Edi Rama ka 7 vjet dhe ka përgjegjësitë e tij. Nuk na ka faj Europa. Diskursi antieuropian nuk shkon. Po ta shohësh Shqipërinë nga avioni duket sikur e kanë ngrënë qentë. Vendi ynë duket si demokraci alla-turke, ngjajmë si Republikë Islamike. Edi Rama të dorëhiqet, opozita të veprojë, të organizohet e ta rrëzojë”,- tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj mendon se Shqipëria nuk ka përmbushur detyrat e vëna nga BE-ja, duke shtuar se vendi ynë penalizoi përpos vetes, edhe Maqedoninë Veriore. “Shqipëria penalizoi vetveten dhe penalizoi edhe Maqedoninë e Veriut, sepse ju e dini se ka pasur plan nga shtete të BE që Maqedonia e Veriut të trajtohet veçmas. Mendoj se në fund është vendosur kështu, që mos të ndajmë shqiptarët me një shtet që ka 20 vjet shtet. Edhe lidershipi në Maqedoninë Veriore ka përgjegjësi për këtë dështim të pamerituar që pati për negociatat”, u shpreh Gjekmarkaj.

Për Agron Gjekmarkaj, opozita tashmë duhet të vetë-organizohet dhe të përpiqet të rrëzojë nga pushteti një kryeministër që ka zhytur Shqipërinë në një demokraci afunksionale. “Mendoj se po duhen zgjedhje të parakohshme, kemi një opozitë që ka dalë jashtë sistemit. Në Shqipëri hajdutët e votave nuk dënohen dhe kjo është shumë e rëndë. Kushtet e Gjermanisë nuk janë plotësuar. Asnjë kusht që ka vendosur Gjermania nuk është plotësuar. Kjo qeveri duhet të largohet dhe të ketë rotacion. Unë nuk bëj pjesë në bindjet se në njërin krah qenkan engjëjt dhe në palën tjetër qenkan djajtë. Opozita ka 7 vjet që nuk është fare në pushtet. Marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës kanë qenë të pabesa. Është Rama ai që ka thënë se ka marrë 1 milionë vota, se opozita paska marrë shpullë, duke thënë se është i vetëm i fuqishëm. Rama ka marrë të gjitha pushtetet e do çdo pushtet. Edi Rama është ai njeri që përtej skandaleve, përtej JO që merr nga Europa, tenton të ketë mandat të tretë. Opozita nuk duhet që të qëndrojë më, por të veprojë”,- tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu