A po rrëzohet Qeveria Kurti?! Amerika vazhdon të ritheksoj zhgënjimin me Qeverinë e Kosovës

0

Derek Chollet ka ritheksuar zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për refuzimin e e kërkesës për të shtyrë implementimin e vendimit për targa.Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka ritheksuar zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar për të shtyrë implementimin e vendimit për targa.Chollet në në një postim në Twitter ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku bëri të ditur se me këtë të fundin ka ndarë zhgënjimin me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e zgjatur afatin për regjimin e targave.“Ndava zhgënjimin tonë me vendimin e Kosovës për të mos vonuar regjimin e targave…” ka shkruar Chollet.Ai gjithashtu bëri të diture se kanë diskutuar për përkushtimin e ShBA-ve për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.“…diskutuam përkushtimin tonë për uljen e tensioneve, sigurimin e përparimit të dialogut me Bashkimin Evropian, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe avancimin e integrimeve evropiane të Serbisë”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu