A ËSHTË MË E ZGJUAR TË PËRFITOSH NGA NJË AUTORITET, APO TË RRISH DUKE E SHARË ATË, ME IDENË SE PO PËRFITON, E AI TË DËMTON?

0
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Vërej një psikologji dominante këtu në Shqipëri, sidomos në Shkodër, ku patjetër përfshihen edhe katolikët e zgjuar, patriota e atdhetarë në histori, dhe anti-komunistë. Rrinë duke e sharë Ramën gjithë kohën, me idenë se Rama ‘hajn’ apo ‘komunist’, etj. Voltana si kryetare bashkie, në vend që të përfitonte fonde e investime nga qeveria – shante. Ajo edhe ato investime, që u nisën të bëhen për në Shkodër, bënte sikur nuk i donte, si psh. Stadiumi i Vllaznisë, apo rruga e Velipojës, etj. i bllokoi pjesërisht, e prapë shante. Ua digjte bythën shkodranëve, e shante Ramën… Është kthyer sharja shantazhuese në vlerë… Po përfitimi ku është? Këtë nuk po e shoh kund…

Bllokimi i rrugës së Velipojës, për shkak të konfliktit politik në mes Voltanës e qeverisë.

Shtëpia e Fishtës
Shtëpia e Fishtës

Të njëjtën gjë bëjnë edhe disa katolikë për shtëpinë muze të Fishtës. Sa ishte Saliu e Jozefina në pushtet, as e çilën zërin për të kërkuar shtëpinë muze të Fishtës, kur erdhi Rama në pushtet, Ministria e Kulturës me znj. Kumbaro në krye dhe zv. ministër, aktitektin shkodran e katolik Zef Çuni, u interesuan që ta bëjnë shtëpinë muze për Fishtën. Projekti u pengua se 3 nipat e Fishtës, që e kishin në pronësi shtëpinë, nuk i kishin ende dokumentet e pronësisë dhe duhej t’i nxirrnin. Kjo mund të kryhej si procedurë e të fillonte restaurimi i shtëpisë, por jo. Nipat e Fishtës kërkuan para, ose nga një shtëpi, të ndërtuar nga ministria, që ta lejonin këtë projekt të realizohej… Ministria e Kulturës u tërhoq, ndërsa katolikët e interesuar për shtëpinë muze të Fishtës, filluan të shanin ministren Kumbaro, si turqeleshë apo si Davutoglu, se po bën shtëpinë e Kadaresë, pse jo edhe të Fishtës… Nuk munguan sharjet edhe ndaj kryeministrit Rama… Tani si u duket ju kjo, kush e ka fajin?!

Mua më duket se këta që shajnë, janë të mbushur aq shumë, sa më shumë pëlqejnë të shajnë, të nxjerrin dufin, u duket se çlirohen, se sa të kryejnë punë, si miku im Koli në Shkodër, Cassandra e Shkodrës, që ndjellë tragjedi, që ende nuk i kemi parë… I prishë punë vetes, por pa sharë e pa krijuar situata të paqena, për të tërhequr vëmendjen, nuk mund të rrijë…

Vërej gjithashtu Ramën në mitingje, vetëm në Shkodër u prit me agresivitet e me protesta e fjalë të mëdha, disa ditë para takimit të tij, u djeg edhe një shkollë… Kol trimi si Cassandra, që parashikon tmerre, që bën sikur i di gjërat me siguri 100% edhe kur nuk di asgjë, parashikonte disfatë, ndërsa Rama ishte në Shkodër atë ditë, kur u detyruan të sillnin edhe forcat speciale RENEA nga Tirana, për të shmanmgur një konflikt ose ndonjë ngjarje të papritur, Cassandra e Shkodrës thoshte: “Ku e keni Ramën?” Ja Rama foli. E pastaj? “Prit se shkodranët nuk e di se ku ta japin deri në mesnatë…” – thoshte Cassandra – që parashikon se nuk ka 30 qershor edhe sot. Pret që Kolegji Zgjedhor të anulojë zgjedhet, e pritshmëria e tij është 100%. Nëse ndodh që Kolegji nuk i anulon zgjedhjet, Cassandra nuk do të dorëzohet jo, prapë do të vazhdojë në të tijën, sikur e gjithë bota të jetë kundër… kaq të madhe e ka plotfuqishmërinë e mendimit, se do bëhet ose do të dalë si thotë ai. Të jep përshtypjen se ka një hall të madh – sikur i rri Saliu me hu te koka!

Tani kur Cassandra pa i hy lekë në xhep bën kështu, po Saliu – skizofreni i politikës shqiptare, si bën? Kemi të bëjmë pra, me një popull tru-thatë. E zëmë se zgjedhjet bëhen me 30 qershor, prapë opozita e Cassandra e Shkodtrës për rrjedhojë – se është identifikuar tani me ta – nuk do i pranojnë rezultatet, do u shkojnë 4 vjet pushtet lokal, duke pretenduar e pritur se zgjedhjet do të ribëhen… e kështu u shkon jeta në pritshmëri, kështu na kanë ikur 30 vjet pa rezultatet e duhura, sepse prirja irracionale është kaq e madhe dhe e fuqishme, sa nuk ka more psikolog a psikiatër që e shëron…

Kur pashë dje në Tepelenë takimin e Ramës atje, m’u kujtua Ejell Miculi, një anti-komunist, që kritikon edhe ai standardin e gjuhës shqipe, si “gjuhë të Tepelenës“. Aty Ramës, ai Tërmeti tepelenas i thoshte “komandant“, e kështu me stil, Tepelena ka përfituar miliona Euro investime nga Rama dhe qeveria e PS-së. E mua po më duken më taktikë, shkodrançe me thanë, më “zogj kurvash” tepelenasit, se shkodranët byth-gjanë… Shkodranëve u duket servilizëm, nëse sillen si tepelenasit psh. me Ramën… E sa për servilizmin ndaj Saliut e Jozefinës, që i përmbytën për çdo vit, s’ka gjë, lejohet.

Të mendojmë vetëm për pak, ky Saliu, që shkodranët i rrinë lepe-peqe, a thua burrë më i mirë se Rama është a? Rama nuk ka qenë asnjëherë komunist, nuk i ka bërë kurrë as atëherë e as sot krimet e Saliut, e prapë shahet nga shkodranët si ‘komunist’. Kurse Berisha ish-komunist, ka bërë krime atëherë e tani, sillet si komunist, e ka futë PD-në nën kontroll të vetin dhe po e shkatërron gradualisht, e prapë shkodranët e adhurojnë… A ka diçka more, që nuk shkon këtu?! Mendimi im pra është se ato pak gjëra, që kemi në Shqipëri, më shumë i kanë bërë komunistët, që shkodranët shajnë, se i ka bërë turku e islami, e Saliu, që shkodranët adhurojnë. Pra, realisht ka diçka që nuk shon me shkodranët e vlerësimin e tyre këtu. Edhe pse mbahen për demokratë… E kjo ka të bëjë me karakterin e keq dhe egoist të disa shkodranëve kryesisht, që si turko – arabët, kujtojnë se duke e sharë tjetrin, duke mos e respektuar atë, do të vlerësohen e respektohen. Totalisht gabim, sipas gjykimit tim. Se ndodh, sidomos me njerëzit në Perëndim, po i fyeve një herë, ta kanë vënë vizën. Kurse në Shkodër, sidomos prej femrave, fyerjen e ke në përgjithësi, jo gjithmonë kuptohet, si standard! GABIM!

Mua më vjen mirë nga njëra anë, që punët erdhën kështu, që nga marria e PD-së, që do e vuajë shumë mospjesëmarrjen në këto zgjedhje, e nuk duan ta pranojnë se kanë bërë gabim, prandaj shajnë Ramën, etj., Bashkia Shkodër po kalon në dorë të PS-së, se ndryshe kishte qenë shumë e vështirë, pasi PD në Shkodër e ka vjedhë Bashkinë gjithmonë. Jo se e ka fituar… Dhe të shpresojmë se do të bëhet disa investime, si në Tepelenë, që nuk janë bërë këto 4 vitet e fundit në Shkodër… E ndoshta vijnë edhe shkodranët duke dalë nga sindroma e “komunizmit“, që i kthen gjithmonë në pikën zero, në vitin 1990 dhe nuk po dinë të ecin përpara… Se Saliu ka gjetur mënyrën dhe i manipulua nga ndjenja anti-komuniste shkodranët dhe po i përdor për ta ngordhur zhvillimin në qytet, siç ka ngordhur edhe PD-në, duke e mbushur me horra e hajna dhe njerëz të paaftë!…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu