Shkruan Elkier Bushkolaj
Do vijë një ditë që kjo revoltë qytetare, që sot është ndaj Policisë së Shtetit, që vepron si njësitë paramilitare të Arkanit, të kthehet kundër SPAK-ut dhe mbarë drejtësisë, që janë kthyer në mburojën më të madhe të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin e organizuar.
Këtij brutaliteti policor nesër nuk do ti shpëtojnë as bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës se nesër do gjejë mercenarë të rinj.
Çdo vit 1 miliard euro zhvaten nga korrupsioni dhe asnjë para nuk kthehet në buxhetin e shtetit, edhe pse drejtësia e re u kushtoi shtrenjtë shqiptarëve.
Ata që do të duhej të ishin në SPAK për aferat korruptive dhe lidhjet me krimin e organizuar janë çdo natë në banaqet televizive, duke përçmuar qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit dhe ata mendojnë se Edi Rama nuk është i dërguari i zotit.
Nëse kjo është Evropa e civilizuar ku po shkojnë, preferoj të mbetem i prapambetur, si të parët e mi atje në mal.




