Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ku je?
Fuqi e pamatur, pse heshtë ti?
ku je që endesh e mbeshtjellë,
rreth mendimesh gërryese,
të plurosura si mes zharginës,
ku të ka struk inferioriteti,
si jorgan të ka mbuluar frigshëm
e durkryq po rri në mes hingëllimës,
të kësaj zhargës shpotitëse,
e ngulun pjalmit të mbledhun kahershëm
që si shejtan shtrëngon në dorë gjithçka
dhe po e gëzon dëshpërueshëm,
duke u josh me tepri, maskarai,
që zaptu të ka kraharorin,
Dhe trupin tand e ka cungua.








