Shkruan Zef Ndreka
Nuk e pranojnë dhe nuk e artikulojnë me zë, por e pranojnë nën zë edhe salikratët, edhe foltoristët edhe ato që e mbajnë ende si legjendë, non grat-ës kufomë të gjallë që i çoi në humbjen më të thellë demokratët në historinë e saj.
Por asnjëri nuk po guxon ti kërkojë me forcë dhe publikisht zbatimin e nenit Basha që Berisha “e ka në zemër”!
Kërcënimi, bashkuar me servilizmin pa skaj, por edhe frika që i ka kapluar një pjesë deputetësh apo edhe analistash, duke përshirë edhe kryetarë komisionësh parlamentare, apo kandidatë që guxuan të garojnë me PD-në në momentët më të vështira të saj, pa asnjë shpresë për më tej për të mirën e PD-së dhe të ardhmën e saj, po heshtin.
Heshtja po e vret më tej opozitën.
Berisha, për të zgjatur sa më shumë kohë për vetën e tij, konteston zgjedhjet, thjeshtë me argumente si:narko-shtet, vjedhje e blerje votash, krimi zgjedhor, masakra zgjedhore, farsa elektorale etj, ndërkohë që del bllof gjithandej nga rinumërimi i votave në qarqe të ndryshme.
Të gjithë e kuptojnë:
-Berisha ka humbur zgjedhjet.
-Berisha nuk është alternativë pushteti.
-Berisha nuk ka mbështetje ndërkombëtare as nga partitë e djathta europiane që pretendente.
-Berisha është kundër integrimit në BE të Shqipërisë, e si rrjedhojë kundër shqiptarëve.
Atëhere, përse ndalën vetëm tek kontestimët e zgjedhjeve dhe nuk e thellojnë edhe pak analizën politike dhe të pranojnë botërisht se është vetëm Berisha që po zvogëlon PD-në dhe dobëson aq shumë opozitën, sa detyron Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë të luaj pak a shumë edhe opozitarin e pushtetit të tij?!
Ja, kaq poshtë ka rënë opozita!
Kështu, PD-ja vazhdon rënjën e lirë duke u zvogëluar, deri sa të jetë Berisha që e tërheq nga poshtë…