Nga papa shën Leo 1 deri te papa Leo XIII: (Një përmbledhje e historisë së papëve me emrin Leo)

0

Shkruan Kostantin Luci

1- Papa, shën Leo I, i njohur edhe si shën Leo i Madh, qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 440 deri në vitin 461, i cili sot është edhe Doktor i kishës. Papa, shën Leo 1 ( Madh) në vitin 452 u takua me prijësin e Hunëve, Atilën në vitin 452, për të parandaluar pushtimin e qytetit të Romës.
2- Papa, shën Leo II, qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 682 deri në vitin 683, por kjo kohë e shkurtër, nuk e ndaloi atë që të merrte masa konkrete për kishën Katolike, duke e fuqizuar atë dhe duke ruajtur doktrinën e saj.
3- Papa shën Leo III, i cili qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 795 deri në vitin 816 ishte edhe papa që i dha perandorit Kartlit të Madh, kurorën e perandorit në Krishtlindjen e vitit 800.
4- Papa, shën Leo IV, i cili qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 847 deri në vitin 855, përveç veprës së tij baritore, ai i kushtoi një vëmendje të veçantë, edhe mbrojtjes së qytetit të Romës nga sulmet e piratëve Saraçenë.
5- Papa Leo V (viti 903), qëndroi vetëm një muaj si papë.
6- Papa, Leo VI (viti 928), qëndroi për një kohë shumë të shkurtër në krye të fronit të shën Pjetrit.
7- Papa, Leo VII , i cili qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 936 deri në vitin 939, ishte një papë, që u njoh për përulësinë e tij dhe jetën monastike, duke mos harruar as edhe përpjekjen e tij, për paqe me Hungarinë e shekullit të 10.
8- Papa, Leo VIII, qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 963 deri në vitin 965.
9- Papa, shën Leo IX, I cili qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 1049 deri në vitin 1054, njihet si reformator në rolin e tij si papë, dhe ishte papa në kohën kur ndodhi dhe Skizma e Madhe e vitit 1054.
10- Papa, Leo X, i cili qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 1513 deri në vitin 1521 ishte një papë nga familja Mediçi, i cili shkishëroi Martin Luterin dhe ishte papa i cili mori mbi supe periudhën e parë kundër reformës protestante.
11- Papa, Leo XI, ( viti 1605) qëndroi në krye të fronit të shën Pjetrit për vetëm 27 ditë.
12- Papa, Leo XII, i cili qëndroi në krye të fronit të shën Pjetrit nga viti 1823 deri në vitin 1829, ishte një papë i cili kundërshtoi liberalizmin e kohës, dhe ishte i njohur për pikëpamjet e tij konservatore.
13-Papa, Leo XIII, i cili qëndroi në fronin e shën Pjetrit nga viti 1878 deri në vitin 1903, i njohur, edhe për Enciklikën Papale, të njohur si: Rerum Novarum, një Enciklikë, e cila mbronte shumë shtresat e shtypura të kohës si dhe punëtorët dhe të drejtat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu